Unë jam një Paralegal Shqiptar që punoj për Pace Law Firm. Ne jemi një firmë ligjore që specializon në fushën e mbrojtjes ndaj personave të dëmtuar nga aksidentet e ndryshme. Pace Law Firm është në sherbim të komunitetin Shqiptar në zonen e GTA dhe të zonës përreth. Duke qenë se jam Shqiptar vetë, unë arrij të kuptoj më lehtë nevojat e personave në komunitetin tonë, dhe kur bëhet fjalë per përfaqësim ligjor në çështje te dëmeve personale, kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Gjithashtu, komunikimi me perfaqesuesin tuaj ligjor ne Shqip e bën rrugën tuaj më të lehtë.

Tek unë, do të gjeni një mbështetje dhe pasion të pashtershëm ndaj Shqiptarëve. Unë do të përdor njohuritë dhe eksperiencën time disa-vjeçare për t’ju udhëhequr drejt rehabilitimit tuaj, dhe per t’ju përfaqësuar me profesionalizëm. Do të sigurohem që të jap gjithcka mundem ndaj secilit prej klientëve të mi, në mënyrë që gjithësecili të marrë kompensimin e duhur për çështjen e tyre.

Nëse ju, apo një i afërmi juaj është përfshirë në një aksident me makinë, apo në ndonjë dëmtim tjetër që ka ardhur për pasojë të neglizhencës së dikujt tjetër, mos u mjaftoni me ndonjë perfaqësues ligjor të çfarëdoshëm, kur mund të keni në krahun tuaj një përfaqësues ligjor që e njeh mirë kulturën, komunitetin, dhe flet gjuhën tuaj. Nëse keni nevojë për një konsultë, apo për të diskutuar nëse unë jam në gjëndje t’ju ndihmoj juve, apo të afërmin tuaj, mos ngurroni të më kontaktoni sa më shpejt.